Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Jemi larg nga ajo ditë", Edi Rama flet për zgjedhjet në Himarë: Ne do kemi kandidatin tonë! Beleri të vazhdojë me drejtësinë

Shkruar nga Newsbomb
"Jemi larg nga ajo ditë", Edi Rama flet për zgjedhjet
Edi Rama dhe Mitsotakis - Fredi Beleri

Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se socialistët do të kenë kandidatin e tyre sapo të dekretohen zgjedhjet e reja në Bashkinë e Himarës. I pyetur nëse ai do të jetë Vangjel Tavo, kryeministri tha se nuk është çështje emrash, edhe përse ajo ditë është shumë larg.

"Zgjedhjet i deklaron Presidenti dhe ne do të kemi kandidatin tonë për Himarën", tha Rama, teksa pyetjes nëse kandidati i mazhorancës do të jetë Vangjel Tavo, ju përgjigj:

"Nuk është çështje emrash, çështje kandidaturash, sot jemi shumë larg nga ajo ditë. Unë mendoj se aty duhet të fitojë Himara, Himara që kërkon paqe, jo sherr. Himara që u pa në pasqyrën e zgjedhjeve të Këshillit Bashkiak se cila është dhe çfarë në të vërtetë synon.

Himara ku agjendat destabilizuese për interesa të caktuara individësh këtu brenda apo fantazishë nga jashtë nuk është absolutisht që votoi në Këshillin Bashkiak, Himara që kërkon të shohë nga e ardhmja dhe nuk ka asnjë interes të hyjë në sherre."

Në një intervistë për "Report TV", kryeministri foli dhe për marrëdhënien me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, pas arrestimit të Fredi Belerit. Sipas tij, raportet janë shumë të mira dhe asgjë nuk ka ndryshuar.

"Marrëdhëniet e mia me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira. Nuk kanë ndryshuar as kur marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pësuar këtë tronditje. Jo për shkakun tonë. Unë besoj te komunikimi, ballafaqimi i të vërtetave. Jam shumë i gatshëm të pranoj dhe atë që thotë tjetri.

Por ndodh që në raportet shtetërore, në raportet që kondicionohen nga pozicioni politik, agjenda politike, interesi i shteteve, të ketë dhe tronditje marrëdhëniesh. Në këtë aspekt s'ka asnjë problem dhe s'do ketë asnjëherë probleme.

Për mua, ajo është një çështje e Shqipërisë, e drejtësisë shqiptare dhe këtu mbaron Se çfarë bëhet në Greqi dhe çfarë bëjnë ata që ndajnë kombësinë me zotërinë, por këtu çdo qytetarë shqiptarë, pavarësisht se ka kombësi shqiptare apo greke, i nënshtrohet drejtësisë", u shpreh Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese