
Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në rrjete sociale pas reszultatit të përftuar në këto zgjedhje parlamentare.
Koalicioni i Lapajt dhe Endri Shabanit ka arritur të sigurojë vetëm një karrige në Kuvend, pra vetëm mandatin e drejtuesit të këtij koalicioni, pavarësisht së janë shpallur forca e tretë politike.
Adriatik Lapaj është shprehur se problemi qëndron tek ligji elektoral, pasi koalicioni i tij ka grumbulluar në tërësi afro 36.000 vota deri më tani dhe ka nxjerrë prej tyre vetëm1 mandat, duke pretenduar se e drejtë do të ishte që të kishin fituar 6 të tilla.
“Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024.
Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i'a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).
Faleminderit secilit që na besoi me votë!
Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).
Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83.
Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.
Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet!
Nuk ka kthim pas!” thuhet në reagimin e Adriatik Lapajt.