Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar në lidhje me dështimin për të anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës.
Hasani shkruan se kjo është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të jetë një vend të merituar në tryezën dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.
Hasani i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.
“Dështimi për të vendosur për anëtarësimin e Kosovës në ministerialin e sotëm të Këshillit të Evropës, është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë më të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.
Është e nevojshme që qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur zotimet që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë.
Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet i Ministrave të KiE”, shkruan Hasani ndër të tjera.