Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Jambarbër Malltezit për revokim të masës së sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur nga Apeli i GJKKO në lidhje me dosjen “Partizani”.
Dhëndri i liderit demokrat, Sali Berishës është lënë në arrest shtëpiak që nga nëntori i vitit të kaluar, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në atë shtëpiak.
Jamarbër Malltezi akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, vepër e kryer në bashkëpunim me Sali Berishën në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Po ashtu Malltezi akuzohet dhe për veprën penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.