Me shpejtësi qarkulloi lajmi ditën e djeshme se kryebashkiaku Erion Veliaj kishte mbyllur rrjetin social, Instagram.
Për këtë lajm ka reaguar edhe kryebashkiaku, i cili është shprehur se Instagrami do të rikthehet së shpejti pasi është duke u rikuperuar nga një hakerim.
“Jam shkri sot tu qesh me lot. Të gjithë këta njerëzit që deri dje thonin “na çmendi, pse e nxjerr çdo gjë në Instagram, ç’a janë këto punë publike, ç’a janë këto pemë, ç’a është ky asfalt”, krejt papritur u shqetësua gjithë opozita sot: “ku është Instagrami lalit”.
Instagrami do kthehet, sapo e kemi rikuperuar nga hakerim. Po dhe kjo puna, hip se të vrava, zbrit se të vrava, si e vetmja mënyrë për opozitën sikur nuk shkon”, sqaron Veliaj ndër të tjera.