Një qytetar ka kërkuar që të hapej rruga pasi kishte për të shkuar për në spital. Kjo ka bërë që deputeti i PD, Bledion Nallbati të debatojë me disa qytetarë.
Madje njëri është shprehur se Edi Rama nuk do të ikë nga qeveria në mënyrën që zgjedh opozita, duke u bllokuar rrugën qytetarëve.
Pjesë nga debati:
Nallbati: Nuk kemi asgjë personale me askënd. Kjo protestë është e njoftuar prej 10 ditësh
Qytetari: Hape rrugën se na ikur petulla
Protestuesi: Nuk hapet rruga e vëlla
Qytetari: Unë punoj me taksi, kam njerëz që vijnë nga Anglia, janë të rraskapitur, duan të ikin në shtëpi
Nallbati: Është bllokuar kudo, në Tiranë, në Milot, në Bradashesh, në Shkozet
Qytetari: Nuk ikën Rama se na mbllokon neve këtu. Jemi për në spital, kam njeri të sëmurë në makinë.