Hapësire reklamuese

Politikë

“Do ta tundë në Fier”, Meta “ngre në qiell” Kryemadhin: Mona është yll bote

Shkruar nga Newsbomb

“Do ta tundë në Fier”, Meta “ngre në

Duket se një “luftë e ftohtë” ka nisur mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, të cilët kanë pasur përplasje edhe në mbledhjen e sotme të Partisë së Lirisë.

Por prej thumbave, hidh e prit me bashkëshorten e tij, Meta ka shfaqur konsideratë për Monika Kryemadhin, duke e etiketuar “yll bote”.

Tani për ata që kanë hallin e Monës… Ça ka Mona? Mona është zemra jonë, yll bote!Askush të mos qajë hallin, është deputete e Fierit, dhe besoj se do ta tundi në të ardhmen për Fierin. Mona ka eksperiencë të shkëlqyer. Pas statutit mund të votohet.

Kjo historia e Monës është e atyre që duan në këtë parti të mos ketë afate, lista të qarta, të mos ketë votues të sigurt. Pasi mesa duket u pëlqen të rrinë në opozitë. Partia do të ketë transparencë maksimale. Nëse dikush ka hallin tim, të shikoni se si kanë shpërthyer rrjetet sociale. Të gjitha këto janë rezultat i çlirimit tim, i ndarjes nga nepotizimi, për të rrezatuar atë ndriçim që Ilir Meta e ka pasur gjithmonë,” tha Meta.  

Më tej, Meta tha me bindje se në kryesinë e Partisë së Lirisë nuk do të ketë dy njerëz nga e njëjta familje. Ai tha se vetëm vota do të vendosë kush do të qëndrojë, ai apo Kryemadhi.

Para statutit janë të barabartë të gjithë, edhe Ilir Meta. Nuk mund të ketë dy njerëz në një kryesi nga një familje. Kjo nuk do të thotë se u dashka të ikë Monika, mund të ikë Ilir Meta. Kjo zgjidhet me votim. Ky rast është edhe për raste të tjera që kemi në komitet drejtues”, tha kreu i PL.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese