Nuk është hera e parë që Monika Kryemadhi e vesh këtë bluzë me mesazhin e fshehur. “Here I am” ose “Ja ku jam”, shkruhet në bluzën e veshur nga Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL.
Por ndryshe nga 2019 kur Monika e veshi këtë bluzë në protestën e opozitës si mesazh ndaj kundështarëve politik, sot duket se mesazhi është për bashkëshortin e saj, si një sfidë kundrejt tij, se ajo nuk largohet lehtë.
Mbledhja e Komitetin Drejtues Kombëtar po mbahet pas përplasjeve në parti dhe revolucionit që ka nisur Ilir Meta për të larguar tradhtarët.
Në deklaratën e dhënë në opinion, Kryemadhi tha se përccarja e saj me Metën ka nisur ne 2019 kur ajo dodgji mandatet dhe se prej asaj dite marrëdhënia e tyre është e ngrirë.
Rreth një orë para nisjes së kësaj mbledhje, Kryemadhi shkruante në rrjetet sociale, se çdo tentativë imponuese përjashtuese nuk i shërben ringritjes së partisë. Ajo shkruan se e drejta për t'u përmirësuar është për kedo.