Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj”, Meta intervistë nga qelia: Padiskutim që do zgjidhem deputet

Shkruar nga Newsbomb
“Izolimi në 12 m2 s’më pengon të kandidoj”,
Ilir Meta në SPAK/ 8 Janar 2025

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ka dhënë një intervistë nga qelia.

Meta ka zgjedhur t;iu përgjigjet disa pyetjeve nga Syri TV në lidhje me dëshminë në SPAK, akuzat që rëndojnë ndaj tij, pse ai i cilëson politike si dhe për kandidimin në zgjedhje.

Meta i bindur shprehet se izolimi nuk e pengon që të kandidojë në zgjedhje, dhe sipas tij e ka të sigurtë fitoren si deputet.

Pra ju besoni se do zgjidheni deputet edhe duke qenë në burg?

"Padiskutim dhe kjo do të jetë një nga arritjet e mia më të mëdha personale, por në interesin e publikut të gjerë sepse e gjithë kjo poshtërsi e projektuar prej dy dekadash nuk ka të bëjë thjesht me Ilir Metën, por me shndërrimin e Shqipërisë në tokën e askujt. Dhe për këtë duhen zhdukur nga skena politike, politikanë patriot dhe të pashantazhueshëm nga askush.

Ata duan të zhdukin çdo ndjenjë kombëtare e patriotike. Atyre u intereson vetëm territori ynë dhe pasuritë e vendit tonë por aspak populi ynë e sidomos rinia e jonë. Ata nuk duan të ketë më politikanë me bindje, por papagaj e kukulla." - është përgjigjur Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed