Hapësire reklamuese


Politikë

“Ishim Koreja e Veriut e Europës”, Rama kthehet pas në kohë: Turistët nëse do të vinin në Shqipëri, duhet të shkonin më parë te berberi

Shkruar nga Newsbomb
“Ishim Koreja e Veriut e Europës”, Rama kthehet pas në
Edi Rama

Duke filluar nga kjo e hënë deri ditën e nesërme, për dy ditë, Shqipëria do të jetë vendi pritës i Takimit të 70-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, një ngjarje kjo me rëndësi të madhe historike, jo vetëm për fushën e turizmit, mirëpo edhe si një organizim i nivelit të lartë të UNËTO që mbahet për herë të parë në vendin tonë.

I pranishëm në këtë tryezë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjatë fjalës së tij tha se sfida më e madhe për vendin tonë është se ka shumë gjëra për të zgjidhur nëse nuk duam që Shqipëria të humbasë bukuritë.

Duke u kthyer pas në kohë, kryeministri Edi Rama kujtoi regjimin e diktaturës dhe izolimin e vendit tonë për vite me radhë. Ai tha se asokohe nëse do të futeshin turistë në Shqipëri, do të duhet që më parë të kalonin nga berberi, pasi nuk lejoheshin flokët dhe mjekra e gjatë. Rama e cilësoi Shqipërinë e atyre viteve si Koreja e Jugut, ndërkohë tani kryeministri theksoi se vendi jonë mikpret turistë nga e gjithë bota dhe është kthyer në një destinacion mjaft të lakmuar për pushime.

“Unë do t’ju them disa fjalë për këtë vend, që në këto vite jetë tonat, e kam fjalën për mua dhe Mirelën, ne kemi njohur periudhë të historisë në të cilën kemi qenë tërësisht të ndarë dhe të izoluar nga ju që keni nga Perëndimi, por edhe nga ju nga Lindja. Ju që vini nga Lindja mund ta kuptoni më mirë. Ajo që kemi kaluar është përtej imagjinatës. Deri përpara 3 dekadash ne kemi pasur vetëm 5 mijë turistë dhe jo të zakonshëm, por marksist- leninist, që vinin nga partitë e majta në të gjithë botën.

Ata kalonin doganën në aeroportin e Rinasit dhe menjëherë duhet të kalonin te berberi, nëse kishin mjekër apo flokë të gjatë sepse nuk lejoheshin. Mendoni sa i thellë ka qenë izolimi. Ndërkohë sot kemi një realitet ndryshe, me më shumë se 10 milion turistë vitin e kaluar dhe me shifra shumë të larta këtë vit.

Ju të gjithë e dini që ky nuk është vetëm suksese, por edhe sfidë e madhe, sepse ka shumë gjëra për të cilat në duhet të mendojmë dhe t’i zgjidhim nëse duam që Shqipëria të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe nëse duam që Shqipëria të jetë një destinacion ku turizmi të jetë një vlerë e shtuar dhe një vend me anë të të cilit ne krijojmë hapësirën për të kremtuar humanitetin që ne kemi.

Dhe një vend me anë të së cilit krijojmë hapësirën për të festuar dhe kremtuar humanitetin që ne kemi duke bërë bashkë njerëz nga vendet më të ndryshme, të çfardolloj ngjyre, kulture, historiku dhe për ti bërë ata të ndjehen që kanë ardhur në Shqipëri dhe jo ndokund tjetër. Dhe këtu e  kam fjalën që ne duhet të ruajmë natyrën, të ndërtojmë gjëra me arkitekturë të mahnitshme dhe ne duhet ti gërshetojmë këto të dyja.

Të krijojmë mundësitë e duhura që njerëzit të marrin më shumë nga biznesi i tyre por nga an tjetër edhe që të kenë mundësi të lënë më shumë nga Shqipëri për brezat e arshshëm ne nuk duam të humbasin vendin tonë dhe unë e di që ju të gjithë i dini gabimet që janë bërë në vende të tjera, çështje si zhvillimi. Ju i keni kalaur këto faza zhvillimi keni një përcojmë shumë më të madhe se e jona, ju keni mësuar shumë nga gabimet tuaja. Ne nga gabimet tuaja duhet të nxjerrim mësime, prandaj e vlerëosjmë këtëo rganizatë. Prandaj jam këtu. Sepse ajo që po bën kjo organizatë është fantastike sepse këtu nuk bëhet djalë për të shkuar nga njëri vend në tjetrin, e për të fplur për shifra të ndryshme, por këtu bëhet fjalë për të ndarë, gabimet, eksperiencat këto janë gjërat më të rëndësishme dhe shpresoj që ne do të mësojmë sa më shumë nga gabimet që i keni bërë ju që të mos i bëjmë ne .

Ne i kemi bërë disa nga gabimet tona dhe mos harrojmë që jetojmë mes grekëve italianëve dhe tëj esh mes tyre do të thotë të jesh te Dolce Vita te jeta e shkujdesur dhe ti bën e gabime sepse nga njëra anë nuk e ke kuptuar kimin që të ka dhënë Perëndia që ka krijuar këtë vend të mrekullueshëm me këto pjesë mahnitëse. Historia ka qenë bujare se përmes historikë ne kemi disa vende të mahnitshme historike. Megjithatë ne nuk jemi Zvicër dhe për çdo lloj arsye ne jemi mirë mos jemi Zvicra, por duhet të kemit ë njëjtën mënyrë të kuptuari siç kanë zvicerianët që mos prishim vendin por ta lëmë sa më mirë për brezat e ardhshëm", tha Rama. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese