
Bardh Spahia
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur këtë pasdite në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ende nuk është bërë me dije arsyeja e thirrjes se demokratit në SPAK.
Kjo nuk është hera e parë që ish-kryebashkiaku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa hera e fundit ka qenë më datë 24 dhjetor 2024 teksa në një prononcim të shkurtër me mediat tha se nuk është thirrur pë asnjë çështje që përbën interes publik.
“Nuk ka asgjë që të ketë interes publik”, tha ai shkurtimisht për gazetarët në atë kohë.
Sondazh
Poll