Hapësire reklamuese

Politikë

Ish kryebashkiaku Bardh Spahia zyrtarisht i pandehur, zbardhet akuza

Shkruar nga Newsbomb
Ish kryebashkiaku Bardh Spahia zyrtarisht i pandehur, zbardhet akuza
Bardh Spahia ne SPAK

Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitur në SPAK pak minuta më parë. Sipas informacioneve zyrtare, demokrati është marrë si i pandehur nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në kohën që ka mbajtur postin e kreut të Bashkisë së Shkodrës.

Bardh Spahia është thirrur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme ku ka dhënë shpjegime në lidhje më këtë çështje, hetime të cilat kanë nisur pas një denoncimi të bërë nga ish-drejtuesi i Ujësjellës-Kanalizimeve në Shkodër, Mark Molla, për shkarkim të paligjshëm nga posti në vitin 2022.

Zyrtari i lartë demokrat nuk ka pranuar ta komentojë këtë çështje, ndërsa më parë në një pronocim të shkurtër për mediat, e ka cilësuar si çështje pa interes publik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese