Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-kreu i Prokurorisë, Eugen Beçi: Drejtësia duhet t’a marrë Arben Ahmetaj si të penduar për të zbuluar aferat kriminale

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kreu i Prokurorisë, Eugen Beçi: Drejtësia duhet t’a
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi

Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi është shprehur se ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj është një situatë e bukur proceduriale që mund t’i shërbejë drejtësisë shqiptare,

Gjatë fjalës së tij në emisionin “Open” të Eni Vasilit, Beçi thotë se Prokuroria mund ta marrë Ahmetaj si të penduarin e drejtësisë dhe të negociojnë me të një marrëveshje për të zbuluar dhe provuar deklaratat e tij të dhëna për gazetarët investigativë të emisionit RAI3.

Ahmetaj është një situatë e bukur proceduriale, pasi Prokuroria mund të qaset si te një i penduar. SPAK për të provuar se sa qëndrojnë deklaratat e Ahmetajt, duhet të qaset dhe të negociojë për një marrëveshje të penduari”,- tha Beçi.

Gjithashtu, ish-kreui Prokurorisë, Eugen Beçi shton se reportazhi në emisionin e RAI3 duhet parë si një skaner për organet ligjzbatuese në Shqipëri që kanë si objektiv luftën ndaj krimit, drogës dhe pastrimit të parave në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese