Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-gjyqtari që mori mes polemikave drejtimin e PD, Gjin Gjoni shpërndan fletushka dhe fton qytetarët ne protestë

Shkruar nga Newsbomb
Ish-gjyqtari që mori mes polemikave drejtimin e PD, Gjin Gjoni
Ish- gjyqtari Gjin Gjoni me simpatizantë të PD-së

Ish- gjyqtari Gjin Gjoni, i cili aktualisht shërben në cilësinë e kryetarit të Partisë Demokratike në degën e Lezhës ka dalë në takime me qytetarët.

Gjatë këtyre takimeve ai ka shpërndarë fletushka, në kuadër të sensibilizimit të lezhjanëve për të marrë pjesë në protestën kombëtare te 11 korrikut të thirrur më herët nga ish-kryeministri, Sali Berisha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook krah simpatizantëve të shumtë demokratë, Gjoni shkruan se pjesëmarrja e secilit në këtë protestë është detyrim për ndryshimin e shumëpritur, në përpjekjet për të rikthyer shpresën e shqiptarëve.

Vazhdojne edhe sot takimet me qytetaret e Lezhes ne kuader te sensibilizimit te tyre per te marre pjese ne protesten e 11 korrikut. Pjesmarrja e sejcilit prej nesh ne proteste detyrim per ndryshim te shumepritur per te rikthyer shpresen tek cdo shqipetar. O sot o kurre”,- shkruan ish-gjyqtari, Gjin Gjoni në rrjetin social, Facebook.

Ish-gjyqtari Gjin Gjoni u zgjodh në krye të degës së PD-së në Lezhë në muajin prill të këtij viti, i propozuar nga grupi i Berishës që në atë kohë mbante emrin Rithemelimi. Gjoni kishte tentuar edhe herë të tjera që të bëhej pjesë e PD-së, por përpjekjet e tij nuk ishin rezultative.

Në korrik të 2020, Gjin Gjoni dha dorëheqjen nga detyra e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit.

Gjoni është gjithashtu edhe një nga figurat e drejtësisë më të përfolur në vend për pasurinë e tij, që nuk kaloi në sitën e verifikimit të Vettingut, pasi në fund të vitit 2018, gjyqtari mori leje prindërimi 2-vjeçare, meqë u bë me vajzë.

Ai ishte në prag të nënshtrimit të procesit të Vettingut, mori nga KLD leje prindërore 2-vjeçare për të qenë pranë bashkëshortes së tij në Gjermani. Për këtë erdhi atëkohë edhe reagimi nga Ambasada e SHBA-së, e cila tha qartë se leja e marrë nga gjyqtari i Apelit të Tiranës nuk duhet ta shpëtojë atë nga Vettingu.

Ndërkaq, vetë Gjin Gjoni në letrën e dorëheqjes për KLGJ, tha aso kohe se vettingu nuk është i barabartë për të gjithë dhe e kalon ai që i shërben politikës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese