Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur ditën e sotme në ambinetet e SPAK. Pas daljes, në një prononcim të shkurtër për gazetarët ai deklaroi se ndodhej aty për një procedurë gjatë kohës që ka qenë te drejtoria e ARRSH-së.

Ndaj Xhikës rëndojnë akuza se gjatë kohës kur ka qenë drejtor i ARRSH, ka qenë i përfshirë me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan. Ai ra në pranga më 2 shkurt të vitit 2018, për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ishte ish-ministri i Transporteve në atë kohë, Damian Gjiknuri, i cili kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH për aksin Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë, por pas  auditit  të kryer nga Ministria e Infrastrukturës rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan kishte një dëm prej 54 milionë dollarë.

Mirëpo, Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë të akuzuar morën pafajësi në gjykatën Penale, edhe pse në vendim nënvizohej fakti ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese