
Ish-deputetja Mesila Doda ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” dhe falenderon mjekët dhe personelin që me profesionalizmin dhe gatishmërinë e tyre kanë bërë që çdo gjë të shkojë më së mirë.
Edhe përse një deputete opozitare, tashmë kandidate e koalicionit “Shqipëria Madhështore”, Mesila Doda thotë se mjekët dhe infermierët e QSUT e kanë bërë të besojë sërish te mjekësia publike në Shqipëri.
“Sot pas nje nderhyrje ne QSUT, falenderoj nga zemra prof. Arvin Dibra dhe gjithe ekipin e tij dr. Drini Shehu dr. Majlinda Naco dhe gjithe personelin e mjekve dhe infermiereve qe sot me risollen besimin tek mjekesia publike ne Shqiperi.
Profesionalizmi, miresjellja dhe gatishmeria e tyre me bene te ndihem si ne nje strukture europiane. Faleminderit nga zemra”, shkruan politikania opozitare Mesila Doda, teksa ndan fotografinë e mëposhtme, ndërsa kolegë e të njohur i urojnë shërim të shpejtë.
Mesila Doda është kandidatja e fundit në listën e sigurtë të kandidatëve për deputet në Tiranë, në koalicionin “Shqipëria Madhështore”, i drejtuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Ajo përfaqëson Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, të Shpëtim Idrizit i cili vetë garon në listë të hapur.