Hapësire reklamuese

Politikë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike paraqitet në SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputetja e Partisë Demokratike paraqitet në SPAK
Ledina Alolli

Ledina Alolli kandidatja për Bashkinë e Korçës në zgjedhjet e 2023 dhe ish-deputetja e PD-së,  është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Lajmi është konfirmuar për mediat, se kandidatja e ish-kryeministrit Sali Berisha në zgjedhjet lokalet të vitit të kaluar, është paraqitur sot në SPAK. Deri më tani nuk dihet arsyeja se pse ish-deputetja Alolli është thirrur nga organi më i lartë i akuzës.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike paraqitet në SPAK
Ledina Alolli ne SPAK

Ndërkohë, kujtojmë se në 2023 emri i saj u lakua gjerë e gjatë nëpër mediat. Kjo për faktin se Ledina Alolli ndonëse kishte shpallur kandidimin e saj për postin e kreut të Bashkisë së Korçës, ajo vijonte të mbante dhe postin e Dekanes në Fakultetin Ekonomik në Universitetin Fan S. Noli të Korçës, duke shkelur kështu haptazi, ligjin për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, përgjatë viteve 2009–2013 Alolli ka qënë Deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për Qarkun Korçë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese