Gjergj Luca tanimë e dini të gjithë që është dhe një ndër biznesmenët të cilët “përveshin mëngët” dhe i futen vetë punëve e nuk presin të shohin suksesin nga divani i ngrohtë i shtëpisë apo karrigia e zyrës.
Përmes situatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ditën e nesërme do të mbahen dhe zgjedhjet presidenciale, Luca ka vendosur të ironizojë dhe atë çfarë është duke ndodhur në politikën shqiptare.
Në llogarinë e tij në “Instagram” biznesmeni ka publikuar një video ku shihet teksa vjel ullinj, njësoj si dhe punëtorët e tij. Përpos kësaj video dhe dilemës për cilin prej dy kandidatëve në SHBA duhet të shkojë vota e shqiptarëve, për Donald Trump apo Kamala Harris, Luca ka ironizuar duke shkruar: Po heq të zitë e ullirit dhe prapë nuk e di për këtë duhen të votojnë shqiptarët në Amerikë. Një oligrak si unë, apo një demokrate të fortë si Gaz Bardhi?
“Lëri m ullinjtë se kemi hall tjetër sot. Afrohu, afrohu pak. Ore kam qëndruar mbrëmë gjithë natën pa gjumë. Më mori motra në telefon nga Amerika dhe më tha 'O vëlla për këtë votoj se kemi hall. Këtu po bëhet nami po shkojnë rrotë më rrotë'. I thashë prit dy minuta sa të konsultohem pak me këta të partisë time dhe mora Gazin në telefon dhe i thashë 'O Gazi aman o burrë më thuaj se duhet t'i them motrës dhe gjithë njerëzve që kam në Amerikë për këtë votojnë' "Po për kë të votojnë o Luc, për Trumpin, burrë i fortë, burrë për së mbari", më tha.
Auu thash mu mbush mendja. Pastaj e marr Pandeli Majkon nga krahu tjetër, i them 'O Pandeli për kë të votojmë o burrë, pash Zotin ma thuaj një fjalë" tha për "Duma...për Kamala Harris, për Kamala për kë do votojmë tjetër". Pash Zotin miq ma jepni një mendim për kë të votojnë se nuk kemi kohë, aman ju lutem se neve vetëm prej atij vendi na shtohet bereqeti”, thotë Luca ndër të tjera.
Kujtojmë se prej javësh opozita shqiptare ka nisur mosbindjen civile dhe kërkesa e vetme që kanë për kryeministrin Edi Rama është qeveria teknike.
View this post on Instagram