Hapësire reklamuese

Politikë

Interpelanca në Kuvend, Salianji- Ballës: Distancohu nga deklarata e Tonin Vocaj për rastin e burrit të ministres

Shkruar nga Newsbomb

Interpelanca në Kuvend, Salianji- Ballës: Distancohu nga deklarata e

Në seancën plenare ka nisur interpelanca e Salianjit me ministrin e Brendshëm Taulant Balla. Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar që Ministri Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.

Salianji u shpreh se nga operacionet e policisë nuk arrestohen drejtuesit e grupeve kriminale, por shpërndarësit e drogës. Salianji foli edhe në lidhje me rastin kur bashkëshorti i ministres Ibrahimaj plagosi vartësin e të shoqes, duke iu drejtuar ministrit Balla që të distancohet nga deklarata e Tonin Vocajt pasi i quajti skandaloze.

Ngjarje e rëndë e pa raportuar është që bashkëshorti i një ministre, i bën një punonjësi të ministrisë së Financave, për shkak të pozicionit të punës, që i kërkon që të dorëhiqet. Ju duhet të distancoheni nga deklarata e Vocajt. Ai tha se nuk ishte kapur personi që bëri krimin, por nuk është kapur as sot. Përfshirja e Policisë me krimin, duket sikur sovraniteti i është lëshuar bandave”, - tha ai.

Drejtori i Policisë Tiranë mëngjesin e sotëm kur u pyet nga gazetarët se përse u fsheh ngjarja, u përgjigj duke thënë se nuk është një çështje sensitive për publikun.

Por nga ana tjetër Ministri i Brendshëm Taulant Balla i është përgjigjur duke folur vetëm për punën e policisë ku shorehet se sot Shqipëria është një nga vendet më të sigurta për turistët.

Më tej ai bëri me dije se dy persona të krimit të organizuar janë arrestuar në Itali dhe Spanjë dhe pritet ekstradimi i tyre.

Turistët fjala e parë që thonë është që u pëlqen siguria. Flasim për turistë nga vend që sigurinë e kanë të lartë. Janë turistë që ndihen të sigurt në vendin tonë. Lufta kundër krimit të organizuar është prioritet i kësaj qeverie. Sapo janë arrestuar dy personazhe të botës së krimit, dhe do të ekstradohen nga Italia dhe Spanja
2023 shënon vitin me shifrat më të ulëta të vrasjeve në 30 vite”, - tha Balla. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese