Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Interpelanca në Kuvend për gjenocidin serb, Shehu: Kryeministri në arrati, doni të varrosni të vërtetën

Shkruar nga Newsbomb
Interpelanca në Kuvend për gjenocidin serb, Shehu: Kryeministri
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu

Ditën e sotme po zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku janë mbajtur edhe interpelanca të thirrura më parë nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu kishte thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama, për njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, por kjo nuk u arrit pasi kryeministri ndodhet në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Mal të Zi.

Çështja ju delegua ministres Elisa Spiropali, por për deputetin Shehu kjo gjë nuk është e parashikuar në rregullore dhe sipas tij kryeministri nuk dëshiron të ballafaqohet dhe të përgjigjet për këtë çështje.

Në rregullore nuk shkruhet se delegohet interpelanca. Kryeministri nuk do të japë përgjigje për çështjen, të mos ballafaqohet. Unë kam qenë dakord edhe të shtyhet pak nëse e ka të pamundur të jetë tani”,- tha deputeti i PD-së, Tritan Shehu.

Gjatë fjalës së tij, deputeti Shehu tha se kryeministri Edi Rama është në arrati dhe është e kotë që të bëjmë teatër në Kuvend.

Gjithashtu, deputeti shtoi se është e rëndësishme që t’i kushtohet vëmendje kësaj çështjeje, pasi në rajon po tentohet që të rivitalizohen metodat ultranacionaliste, ndërsa tha se qeveria shqiptare duhet të tregohet e gatshme për të asistuar Kosovën në përpunimin e materialit dhe dërgimin e tyre në organizatat ndërkombëtare, dhe jo të varrosni të vërtetën e viktimave të gjenocidit me pasivitetin tuaj.

Zoti kryeministër është në arrati.

Është e kotë të bluajmë teatër. Më duket e rëndësishme, po tentohet në rajon të rivitalizohen metodat ultranacionaliste. Sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Dua të përmend Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Mbështesni ju rezolutën e Kosovës. A mendoni se duhet të sensibilizohemi me këtë ngjarje? A jeni gati të asistoni Kosovën si qeveri në përpunimin e materialit dhe dërgimin e tyre në organizma ndërkombëtare? Apo me pasivitetin tuaj doni të kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?”,- tha Shehu.

Gjenocidi serb në Kosovë u zhvillua gjatë vitit 1998-1999, ku forcat serbe vranë në mënyrë sistematike mbi dhjetëmijë civilë shqiptarë, dëbuan shumicën e popullsisë nga Kosova, shkatërruan objekte të arsimit e të trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe abuzuan seksualisht mbi njëzetmijë gra e burra të përkatësisë shqiptare. Përgjegjësia për këto akte të tmerrshme bie mbi shtetin serb si planifikues dhe zbatues i gjenocidit kundër shqiptarëve.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese