Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Integrimi në BE/ Rama udhëton drejt Pragës, merr pjesë në Konferencën e Liderëve Evropianë

Shkruar nga Newsbomb
Integrimi në BE/ Rama udhëton drejt Pragës, merr pjesë
Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama do të jetë i pranishëm në Konferencën e Liderëve Evropianë, që pritet të zhvillohet këtë fundjavë në Pragë të Çekisë.

Burime për media bëjnë me dije se Rama do të lobojë gjithashtu për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, si dhe nisjen e shqyrtimit të kapitujve.

Vlen të evidentojmë faktin se procesi i integrimit i vendit tonë, prej disa vitesh ishte i lidhur me Maqedoninë e Veriut, megjithatë kjo gjë pritet që të ndryshojë në vjeshtë, pasi kushtet dhe rrethanat nuk janë më të njëjta për të dy vendet.

Kujtojmë se procesi integrues i Maqedonisë së Veriut ka mbetur peng i problemeve me Bullgarinë, pasi Shkupi ende nuk e ka ndryshuar kushtetutën e tij për të reflektuar kërkesat e vendosura prej saj, si dhe gjithashtu, një tjetër pengesë është edhe Greqia me tensionet e fundit që dy vendet kanë patur midis veti për çështjen e emrit kushtetues.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed