Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilirjan Celibashi uron shqiptarët për Vitin e Ri, ja çfarë “porosish” la për emigrantët

Shkruar nga Newsbomb
Ilirjan Celibashi uron shqiptarët për Vitin e Ri, ja çfarë
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, teksa ka uruar të gjithë shqiptarët për ardhjen e Viti të Ri 2025, u ka kujtuar dhe njëherë atyre për datën e fillimit të regjistrimit në aplikacionin PER (Platforma Elektronike e Regjistrimit) për votën e emigrantëve për zgjedhjet e majit.

Me anë të një videomesazhi, Celibashi ka sqaruar se për të hyrë në platformën PER, mjafton të futeni tek faqa zyrtare e KQZ në internet ose nga aplikacioni i institucionit. 

Duke uruar gjithë shqiptarët për një Vit të Ri 2025 me shëndet e mbarësi për ta, njoftoj se në datën 11 Janar 2025, fillon procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 Maj 2025.

Regjistrimi do të bëhet nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit të votuesve nga jashtë në të cilën mund të hyhet nga aplikacioni KQZ, ose nëpërmjet faqes së internetit të këtij institucioni. Ky është një moment historik për zgjedhjet në Shqipëri, pasi për herë të parë bashkëqytetarët tanë me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, do të kenë mundësi të votojnë atje ku ata e kanë vendqëndrimin e tyre”, tha Celibashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed