Deputeja demokrate Flutura Açka ka komentuar reagimet e fundit të Ilir Metës, i cili ka sulmuar kryetarin e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Açka shkruan se vetëm në Shqipëri ndodhë që ish-Presidenti i Republikës të fyejë rëndë publikisht kreun e SPAK-ut dhe asgjë nuk ndodh. Sipas saj, liria e fjalës ka një kufi moral që nuk mund të shkelet dhe thekson se me sjelljen e tij duhej të paditej në gjykatë.
“Sepse Iliri nuk është çështje fiqiri. Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin e SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.
Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë. Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri. Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës.
Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur - dhe kanë - të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe. Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët!? “ shkruan Açka.