Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Rrapaj kapet "mat", mohon njohjen me ish-zv.ministrin, por ngatërrohet në dëshmi

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Rrapaj kapet "mat", mohon njohjen me ish-zv.ministrin, por
Biznesmeni Ilir Rrapaj

Biznesmeni Ilir Rrapaj vijon të japë dëshminë në Komisionin e Sterilizimit. Mirëpo, teksa i përgjigjej pyetjeve rrufe nga kryetarja Albana Vokshi, nga nxitimi bëri një gafë që shpëtoi pa u analizuar gjatë.

Duke folur për marrëdhënien e tij me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj, ai refuzoi kategorikisht njohjen me të deri në vitin 2023, për shkak se ndajnë të njëjtën qeli, pavarësisht se të dy janë nga Vlora dhe kanë të njëjtën moshë.  

“Deri në shkurt të vitit 2023, kam pasur dijeni se kush ka qenë. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë, dhe tani mund të them që e njoh. Fjala mik ka një kuptim shumë të veçantë, pasi të jesh mik do të thotë që është një gjë e rrallë. Udhëtimi im akademik është shumë i largët nga udhëtimi i tij akademik në fjalë. Konfirmoj që nuk e njoh. Ne kemi qenë nga shkolla të ndryshe dhe e kam takuar mbas 20 vitesh”, tha Rrapaj.

Por kur u pyet nga Vokshi se kur e ka takuar për herë të parë, ai foli për takimin e vitit 2013, pak kohë pasi PS fitoi zgjedhjet.

“E kam takuar për herë të parë zyrtarisht nga afër në një aktivitet publik në vitin 2013, pas zgjedhjeve,” tha Rrapaj.

Pjesë nga diskutimi: 

Vokshi: A e njihni Klodian Rjepajn?

Ilir Rrapaj: Deri në shkurt të vitit 2023, kam pasur dijeni se kush ka qenë. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë, dhe tani mund të them që e njoh. Fjala mik ka një kuptim shumë të veçantë, pasi të jesh mik do të thotë që është një gjë e rrallë. Udhëtimi im akademik është shumë i largët nga udhëtimi i tij akademik në fjalë. Konfirmoj që nuk e njoh. Ne kemi qenë nga shkolla të ndryshe dhe e kam takuar mbas 20 vitesh.  

Vokshi: Kur e keni takuar për herë të parë?

Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë zyrtarisht nga afër në një aktivietet publik në vitin 2013, pas zgjedhjeve.

Avokati: Kjo pyetje për njohjen është bërë pjesë e akuzës, pasi Prokuroria thotë se keni qenë në të njëtën shkollë të mesme dhe të dy janë nga Vlora, por nuk njiheshin me njëri tjetrin.   

Vokshi: Për cfarë keni folur?

Ilir Rrapaj: E kam komplimentuar për karrierën postin sfidues që kishte marrë përsipër.

Vokshi: Si jeni vënë në dijeni për sterilizimin?

Ilir Rrapaj: Përmes ortavëve të mirë me biznesit.

Vokshi: Po ato emaliet vlla, me këto kofidenca pas këtij takimi që bëtë në vitin 2013.

Ilir Rrapaj: Zonjë, më lejo t’iu kujtoj që jam nga Vlora. Shkurtimi “vlla” mund të marrë tonalitete nga kërcënimi më i rëndë, deri te një likuidim rutinë të një bisedë. Prandaj po ua kursej këtë gjë. Të gjitha këto emaile kanë qënë në kuadër të një detyre zyrtare nga shoqata që përfaqësoja, në fazat fillestare për të finalizuar marrëveshjen. Emaliet nuk kanë lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Vokshi: Pra mqs ishit nga Vlora, ia lejuat vetës të shprehësisht me “fratelo”, “vlla”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese