Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka vizituar në burgun e Fierit ish deputetin e opozitës Ervin Salianji. I shoqëruar me avokatin Genc Gjokutaj, Meta është shprehur se ky takim u zhvillua në shenjë solidariteti kundër "Narkoregjimit" dhe "Narkodrejtësisë", referuar kështu qeverisë aktuale të Edi Ramës.
Meta thekson me shkronja të mëdha fjalën ndryshim dhe liri duke thënë së burgu politik që po vuan Salianji vetëm sa e ka “ndezur” më shumë dëshirën për përmbysjen e regjimit në fuqi.
“Sot, me kërkesën time, së bashku me anëtarin e Kryesisë të Partisë së Lirisë, Avokat Genc Gjokutaj, takova në burgun e Fierit deputetin tribun të Partisë Demokratike dhe opozitës, z.Ervin Salianji, i cili po vuan burgun politik të Narkoshtetit.
Takimi ishte shprehje e solidaritetit kundër Narkoregjimit në fuqi dhe Narkodrejtësisë.
Ky takim më bindi edhe më shumë se burgu politik vetëm e ndez frymën e Ndryshimit dhe përmbysjen e juntës në fuqi.
Krenar për heronjtë e fjalës së lirë, të cilët as në burg nuk e humbasin Lirinë”, ka thënë Ilir Meta në statusin e tij në Facebook.