Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta shkon larg: Nuk i trembem SPAK-ut, do bëhem kryeministër, pas 20 vitesh sërish president

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta shkon larg: Nuk i trembem SPAK-ut, do bëhem kryeministër,
 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është pyetur nga gazetarët nëse ka frikë se do përfundojë në burg, apo nëse do të shpallet “non grata” nga SHBA.

Meta tha se nuk ka asnjë shqetësim, teksa tha se është i pastër si “diamant”. Ndër të tjera Meta ka shkuar larg duke thënë se shumë shpejt do bëhet Kryeministër, ndërsa pas 20 vitesh do të bëhet sërish President.

“S’më kërcet fare për CEZ/ DIA, por për asgjë sepse jam i pastër si diamanti. Dhe ai (i referohet Dumanit) nuk ka kurajo të merret me aferën e Ramës dhe Damianit. Ai merret me ato  çështje që kanë qenë të mbyllura dhe kanë qenë të hapura me persona delekuent.

Një gjë e kam të sigurt që do jem kryeministër i Shqipërisë dhe do bëhem edhe një herë president pas 20 vitesh. Për non gratat s’është problem për mua. Problem për mua është kur të shpallet Meta “non grata”. Ilir Meta bëhet kryeministër shumë shpejt, kjo është e sigurt.  E ftoj SPAK-un që të më thërrasin që tani po të ketë ndonjë problem”, tha Meta ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese