Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta paralajmëron Ervin Demon dhe i jep afat 1 muaj: Rregullo varrezat e dëshmorëve ose...

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta paralajmëron Ervin Demon dhe i jep afat 1 muaj: Rregullo varrezat
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat në Berat. Gjatë fjalës së tij presidenti Meta foli dhe për varrezat e dëshmorëve në këtë qytet, duke thënë se shkallët ishin të shkatërruara.

Meta i bëri thirrje kryebashkiakut, Ervin Demo, që t’i rregullojë, përndryshe brenda një muaji Partia e Lirisë Berat do t’i sistemojë vetë pa leje.

“Sot kur erdha këtu në Berat pashë varrezat e dëshmorëve. Dhe më bëri përshtypje sesi ishin shkatërruar shkallët në hyrje, aty ku kalojnë dhe hyjnë çdo ditë qytetarët e Beratit. Edhe deputetët që vijnë, edhe kryetari i bashkisë, edhe prefekti, edhe ministrat, se për kryeministrin nuk i vë faj se kur shikon varrezat e dëshmorëve e kthen kokën në anën tjetër, se ka tmerr nga heronjtë. Heronjtë dhe patriotët i quan të çmendur, perversët janë idhujt e tij, Po e tregon me vepra këtë gjë dhe me projektligje.

Unë dua t’i them kryetarit të bashkisë së Beratit, shumë turp, që varrezat e Beratit ku prehen mbi 400 djem dhe vajzat më të mira të Beratit që dhanë jetën në luftë, nëse nuk e merr mundimin t’i rregullojë e sistemojë, pastaj brenda një muaji Partia e Lirisë e Beratit është e detyruar që pa leje t’i rregullojë e sistemojë”, tha Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese