Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta ndodhet në qeli, Blushi mobilizon qytetarët për protestën para SPAK-ut: Është koburja që përdoret nga Edi Rama

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta ndodhet në qeli,  Blushi mobilizon qytetarët për
Ilir Meta dhe Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka njoftuar protestën para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

Përmes një postimi në “Facebook”, besniku i Ilir Metës ka bërë me dije se protesta do të mbahet ditën e nesërme, më 6 dhjetor, në orën 12:00.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Prokuroria e Posaçme është “koburja kyesore”  që përdoret nga kryeministri Edi Rama kundër opozitës, pluralizmit, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“SPAK është koburja kryesore që po përdoret kriminalisht nga Edi Rama kundër opozitës, pluralizmit, demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e konkurruese.

SPAK është jo vetëm paterica e Narkoqeverisë, por edhe bunkeri ku mbrohet me imunitet politik korrupsioni skizofrenik dhe inkriminimi i tmerrshëm i "Rilindjes".

SPAK ka kryer një tradhti kombëtare duke tradhëtuar interesin publik, shkelur ligjin dhe Kushtetutën, për t'u vendosur qorrazi në shërbim të agjendave personale, politike dhe elektorale të Edi Ramës dhe mos ndëshkuar korrupsionin në nivelet më të larta.

Desorosifikimi i drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare”, shkruan Blushi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed