Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta “lëshon” Monikën: Pronat dhe paratë kanë qenë përgjegjësi e saj, në mirëbesim nga unë!

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta “lëshon” Monikën: Pronat dhe paratë
Çifti Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta në SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë konferencës për mediat, pasi u mor në pyetje për 3 orë në SPAK, veç akuzave për Altin Dumanin dhe SPAK ka treguar edhe se nuk ka asnjë lidhje me çështjet për të cilat është thirrur Monika Kryemadhi duke larguar të gjitha përgjegjësitë nga vetja dhe kaluar Monikës.

“E turpshme se merren me historitë a ke diskutuar ti me Monikën në shtëpi për veprimet që ka bërë Monika në llogarinë e vetë bankare, ku di unë përalla të tilla.

U bërë të qartë që unë as çështje pronash dhe as çështje financiare nuk kam patur asnjë përgjegjësi. Të gjitha përgjegjësitë i ka pasur në mirëbesim Monika Kryemadhi.

Ata e kanë patur mysafire edhe dje dhe mund ta kenë sa herë të duan edhe ta pyesin. Unë jam marrë dhe merren me politikë dhe do e bëj akoma më mirë në 30 vitet që vinë sepse kam nxjerrë disa mësime në këto 30 vitet e kaluara.

U pyeta përshembull: Në 2008 zonja Kryemadhi ka tërhequr 20 mijë euro, a dini gjë ju?

Mbaj mend gjë unë a kam folur me Monikën se çfarë ka tërhequr në 2008. Ajo ka bërë ato veprime se kanë pasur pronate e tyre, kanë pasur pallatin e tyre ka patur pjesën e mamasë së saj, ka bërë pagesa për fëmijët. Unë s’kam patur punë me këto çështje pronash dhe as financash.”

Por gjatë deklaratës së tij, Meta nuk kurseu as batutën duke thënë se i hoqën telefonin, orën por prokurorët e SPAK s’mund t’i heqin atij “pantallonat”, teksa i ka ironizuar duke thënë se “mund të ulin pantallonat e tyre’, pasi sipas tij ‘ata janë pro vendosjes së “Prindit 1 dhe Prindit 2” në dokumente.

 

“Isha pa telefon në SPAK. Sot më hoqën edhe orën e çelësat, nuk u mërzita shume. Pantallonat nuk mi hiqen dot. Mund ti heqin vetë pantallonat se janë modern. Se dhe SPAK është gati për të instaluar Prindi 1 dhe  Prindi 2! Keto janë si Katicat e Maqedonisë! Ky është Katica e Shqipërisë”, - u shpreh Meta.

Ndërsa ditën e djeshme Deputetja e PL,  Monika Kryemadhi ka qëndruar mbi 5 orë në SPAK për të dëshmuar. Në një prononcim për mediat, ajo sqaroi se u thirrur për të dëshmuar si person në dijeni për një kallëzim të bërë nga "ushtarët" e Erion Veliaj.

Vlen të theksohet se Kryemadhi hyri vetëm dhe e pashoqëruar nga ndonjë avokat brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupion. Kjo është hera e dytë që deputetja thirret në SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese