Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta kërkon të takojë Fredi Belerin në burg (KËRKESA)

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta kërkon të takojë Fredi Belerin në burg
Ilir Meta dhe Fredi Beleri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar leje për të takuar në burg kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin, i cili që prej 12 majit ndodhet në qeli pasi është dënuar me dy vite burg për shit-blerje të votave.

Meta, së bashku me Petrit Vasilin kanë kërkuar të takojnë Belerin me arsyen se ai është përfaqësues i koalicionit “ Bashkë Fitojmë”  ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë.

“Te nderuar Znj/Z Prokurorë! Ne bashkëkërkuesit Ilir Metaj dhe Petrit Vasili ne cilësite e pershkruara me siper parashtrojme para Jush kete kerkesë per te na dhene lejen e takimit me Z.Fredi Beleri ne ambientet ku ai ndodhet i arrestuar. Personi I arrestuar ne fjalë eshte perfaqesues I Koalicionit "Bashke Fitojme" ku merr pjese dhe Partia e Lirise. Duke shpresuar dhe besuar ne konsiderimin dhe pranimin e kesaj kerkese ju falenderojme!”, thuhet në kërkesën e Metës.

Ilir Meta kërkon të takojë Fredi Belerin në burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e Belerit, Pandeli Kokaveshin, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, e dënoi me 1.6 vite burg, të cilat t’i konvertohen në 3 vite shërbim prove. Kjo masë u vendos për Kokaveshin pasi ai dhe fëmija i tij i mitur kanë probleme shëndetësore.

Fredi Beleri ra në pranga më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e kryera u mësua se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazaret që Beleri ka bërë me persona pranë shtabit të tij.

Pavarësisht se ndodhet në qeli Beleri arriti të merrte më shumë vota se kandidati i socialistëve Jorgo Goro, duke u mandatuar nga KQZ si kryetari i Bashkisë së Himarrës. Mirëpo, ende nuk i është lejuar që të betohet. Theksojmë se çështja “Beleri”, mos lejimi i tij për t’ u betuar ka shkaktuar tensione me fqinjët. Që prej aso kohe kur kryebashkiaku i Himarës ra në pranga, pala greke ka ashpërsuar tonet ndaj vendit tonë. Në dhjetëra deklarata Athina zyrtare ka theksuar se nëse Shqipëria pengon Belerin të marrë detyrën, do të ketë pasoja lidhur me procesit të anëtarësimit. Ndër të tjera, ata janë shprehur se arrestimi i Belerit një ditë para votimeve, interpretohet si frikësimi votuesve, dhe se mbajtja në burgosje është një shkelje e procesit të rregullt ligjor.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese