Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia, Gjokutaj: Arrestimi me një vendim thashethem

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta kërkon të dalë nga qelia, Gjokutaj: Arrestimi me
Genc Gjokutaj

Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka ankimuar këtë të hënë në Apelin e GJKKO-së masën e sigurisë “arrest me burg”.  Kërkesa u depozitua nga avokati mbrojtës, Genc Gjokutaj i cili tha për mediat se një masë e tillë nuk qëndron, pasi Ilir Meta ka qenë gjithmonë në dispozicion të drejtësisë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Gjokutaj tha se nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të veçantë që klientit të tij t’i caktohej ajo masë.

“Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të veçante për tu vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashethem

Në te treja procedimet, që këta i kanë bashkuar bashkë, edhe tek pjesa e mosdeklarimit të pasurisë situata është krejt tjetër dhe në momentin që jemi duke investiguar këtë pjesë nuk mund të bëjmë të ditur më shumë”, tha avokati.

 Ish-presidenti Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 21 tetor 2024. Arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, të vetët dhe opozita e konsideruan si një “rrëmbim” të ardhur me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Pak ditë më parë gjyqtari i posaçëm Erion Çela la në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Ilir Metën, "detyrim paraqitje" për Monika Kryemadhin, "detyrim paraqitje" për Piro Xhixhon dhe "detyrim paraqitje" për shtetasen E.Ç.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese