Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu, bën rekurs në Gjykatën e Lartë! Gjokutaj: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në qeli

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu, bën rekurs në
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi në Gjykatën e Lartë revokimin e masës “arrest me burg” që është caktuar ndaj tij, pas hetimeve për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.

Në një deklaratë për mediat, avokati i Metës, Genc Gjokutaj është shprehur se nuk ka prova të cilat inkriminojnë klientin e tij lidhur me ÇEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Si rrjedhojë duke pasur dyshime dhe prova të arsyeshme i janë drejtuar Gjykatës së Lartë duke argumentuar për revokimin e masës “arrest me burg” të caktuar ndaj Metë.

Gjithashtu, avokati tha se në një nga argumentet e parashtruara ështe dhe fakti që Meta ështre kreu i Partisë së Lirisë dhe se janë në prag të fushatës së zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“U paraqita në sekretarinë e Gjykatës së Apelit ku kam dorëzuar rekursin ndaj vendimit që ka caktuar masën e sigurimit “arrest me burg” për Ilir Metën.

Kemi paraqitur të gjitha dokumentet që nga ndalimi kriminal që iu është bërë, pastaj për secilin episod, për lobimin në SHBA që Meta ka dhënë shpjegim ku nuk ka asnjë penalitet, është i sqaruar procedimi në lidhje me lobimin, kemi sqaruar deklarimin e pasurisë së Metës dhe pastaj edhe për ÇEZ-DIA, një çështje e bazuar mbi dëshmitarë të rremë, prova të marra në kundërshtim me ligjin”, tha Gjokutaj ndër të tjera.

Kujtojmë se prej tetorit të vitit të kaluar Ilir Meta ndodhet në qeli, teksa po hetohet nga SPAK për tre vepra penale:  “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese