Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta i uron ditëlindjen profesor Panaritit: Udhëtim si dashuri me shikim të parë në këto 20 vite

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta i uron ditëlindjen profesor Panaritit: Udhëtim si dashuri me
Edmond Panariti dhe Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë uron përmes një mesazhi të veçantë ditën e lindjes së profesorit dhe politikanit të njohur, Edmond Panariti. Të jashtëzakonshëm e quan Ilir Meta udhëtimin 20 vjeçar krah për krah në politikë me profesorin, si një dashuri me shikim të parë.

"Gjithmonë bashkëpunues, luajal dhe i ditur në shumë fusha ku është një shkencëtar i vërtetë", shkruan Meta.

Ai thotë se profesor Edmondi sot do të festojë me familjen e tij, kurse javën e ardhshme do të udhëtojnë bashkë me anëtarët e Partisë së Lirisë në fshatin Panarit të Korçës, për t'i njohur banorët e atjeshëm me programin kundër shpopullimit.

"Sot le ta festojë me familjen! Me Partinë e Lirisë do ta festojë në majë të Panaritit javën që vjen për t'u shpjeguar programin tonë ripërtëritës për trevat më patriotike të vendit që u shpopulluan barbarisht nga "Rilindja"", vijon Ilir Meta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese