Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Meta del nga SPAK pas tre orësh: Më pyetën kot e më kot

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Meta del nga SPAK pas tre orësh: Më pyetën kot e më kot
Ne foto: Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lënë ambientet e SPAK pas tre orësh. Fjalëpak dhe plot akuza, Meta deklaroi për gazetarët se u mor në pyetje për veprimet e së tjerëve dhe për çështje të cilat nuk kanë lidhje me të.

Duke mos kyrsyer sërish kreun e SPAK, Altin Dumanin, Presidenti i PL-së tha se ai drejtohen nga kryeministri Edi Rama.

“Më pyetëm kot e më kot. Jam pyetur në cilësinë e kundërshtarit të Dum Dumanin që nuk do të hetojë Mc Gonigla. Në vend të ndalojë Edi Ramën inceneratorën aferën e Durrësit, PPP që janë rrjedhje financiare, merret me laraskat.

Po të doni kur të doni ju, tani po iki se kam sipërmarrje kam tryezën. Këtë do Dum Dumani, të mos merremi. Këtë detyrë i ka caktuar Rama, ne do shkojmë të sipërmarrja. Kundështar i narko regjimit”, tha Meta.

Kujtojmë që ditën e djeshme në SPAK u paraqit edhe bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi. Ajo qëndroi për 5 orë në SPAK. Në një prononcim për mediat, Kryemadhi sqaroi se ishte thirrur për të dëshmuar si person në dijeni për një kallëzim të bërë nga Erion Veliaj.

Ishte hera e dytë që deputetja thirret në SPAK. Më herët, ajo i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të posaçëm dhe ka dorëzuar fakte të reja për inceneratorët.

Më 11 prill, në ambinetet e SPAK u thirr për të dëshmuar për pasurinë edhe nëna e Monika Kryemadhit. Në një prononcim për gazetarët, pas daljes nga SPAK, Fatime Kryemadhi deklaroise është marrë në pyetje për pasurinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese