Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Beqaj po mbahet “peng”, ironizon Saimir Korreshi: Ai shyqyr doli nga burgu, ka dy ditë ha e pi! Atje vetëm sapunin ka...

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Beqaj po mbahet “peng”, ironizon Saimir Korreshi: Ai shyqyr
Saimir Korreshi dhe Ilir Beqaj

Dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë ka mbetur sërish peng i debateve mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi gjatë fjalës në komision nuk i ka “kursyer” as ironitë me ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili si dje po ashtu dhe sot po qëndron nëpër korridore në pritje për të dëshmuar, por me kushtin se dëshminë dëshiron ta bëjë me “Power Point”.

Korreshi tha se Beqaj shyqyr doli nga burgu, pasi sipas tij këto dy ditë ai po ha e po pi, madje po zhvillon dhe takime speciale.

“Tani u bë rendi i natës. E fillojnë ditën për ta mbyllur natën. Ai thotë sabotator, këta po mbyllin komisionin fare, ne po sabotokemi atë shokun që doli dy ditë nga burgu. Ai shyqyr që doli po ha po pi sot, takime speciale, jepi varda, edhe raki. Se mos na vjen i dehur, po ta thërrasin. Se ka një problem, ka ca ditë atje pa pirë alkool atje dhe ka dy ditë këtu dhe mos na vjen i dehur.

Këtë parlament e keni bërë si lëvozhg groshe. Ju na thoni lëreni Beqajn të flasë, po ne ju themi silleni Edin të flasë. Të vijë megjithë shoqen Vilma, të na flasë, të na mësojë, të na gozhdojë. Vetëm kjo shoqja që rri në Tajlandë, Elisabeta, na rruan 160 milion lekë, ndërsa mamaja ime merr 140 mijë lekë pension. Domethënë ne nuk na jep plaka një gjel dhuratë për Vitin e Ri, këto na rruajnë miliona. Po si qenka ky muhabet kështu? Ai rri në burg, në burg vetëm sapun ka dhe ishalla si ka rrëshqitur shpesh. Shkoni shikoni se çfarë hale është në pavionet e spitalit të Lushnjës, i keni larë ato qenefat e banjove atje. Një opingë keni bërë. E keni dhjerë shëndetësinë, ejani shikoni spitalin në Lushnje, shikoni qendrat shëndetësore”, tha Korreshi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed