
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Në një përgjigje ekskluzive për Euronews Albania, Delegacioni i BE sqaron se institucionet e drejtësisë në Shqipëri janë te detyruara të kenë mekanizma të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.
“BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdimësi. Institucionet shqiptare janë të detyruara të kenë mekanizma efektivë të kontrollit financiar për të mbrojtur interesat financiare të BE-së.
Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luajnë edhe institucionet e pavarura të drejtësisë.
BE-ja ka mjete dhe procedura në dispozicion për të mbrojtur interesat e veta financiare, nëse është e nevojshme”, thuhet në reagimin e BE.
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua disa ditë më parë për korrupsion me fondet e BE-së në agjencinë që drejtohej prej tij SASPAC.