Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Ilir Beqaj lë për disa orë qelinë, do të dëshmojë sot te “Shëndetësia” për koncesionin e sterilizimit

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Beqaj lë për disa orë qelinë, do të
Momenti i arrestimit të ish-ministrir Ilir Beqaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të lërë për disa orë sot qelinë dhe do të marrë pjesë në Komisionin e posaçëm hetimor për Shëndetësinë.

Beqaj do të pyetet nga kolegët në lidhje me dy koncesionet atë të Sterilizimit dhe të Check up. Prej disa javësh tashmë, persona që kanë lidhje me “Sterilizimin” janë marrë në pyetje nga deputetët në Komisionin hetimor.

Kujtpjmë që dje dëshmoi për 5 orë në komision Ilir Rrapaj, biznesmeni që fitoi kontratën koncesionare për sterilizimin e pajisjeve spitalore. I ardhur me pranga në Kuvend, Rrapaj mohoi lidhjet miqësore me ish-drejtuesit Ilir Beqaj.

Ish-ministri Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik, pasi prej disa kohësh ishte në hetim pasi akuzohet koncesionin e sterilizimit dhe shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që drejton te Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Beqaj u burgos me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzimin me fondet e Bashkimit Europian, në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Ilir Beqaj u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit. Ndaj tij u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur” para një hetuesi apo oficeri të Policisë Gjyqësore një herë në javë, çdo të premte në orën 15.30. Gjithashtu, Ilir Beqajt iu komunikua dhe masa e dytë “Ndalim i daljes jashtë vendit”.

Në Gusht të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme arrestoi ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve në bashkëpunim, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë euro 8 vjet më parë.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqje nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Ilir Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të 2023, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese