Hapësire reklamuese

Politikë

Ilir Beqaj hap derën dhe hyn në sallë, tensione pas mesnate te “Shëndetësia”, Vokshi: Policia urgjent ta kthejë në burg

Shkruar nga Newsbomb
Ilir Beqaj hap derën dhe hyn në sallë, tensione pas mesnate te
Beqaj në sallë

Komisioni Hetimor i shëndetësisë ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, ku debatet mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës kanë vijuar pa ndalim.

Tonet e larta nuk kanë munguar në seancë, teksa në një moment Ilir Beqaj ka hyrë në sallë dhe ka debatuar me demokratët dhe kryesisht me Ina Zhupën.

Menjëherë ka reaguar Vokshi e cila është shprehur se duhet të merren masa për Gardën që kanë lejuar që Beqaj të futej në Kuvend.

Pjesë nga debati: 

Vokshi: Kush je ti që futesh këtu? Ëa

Zhupa: Kush je që hynë kështu?

Beqaj iu drejtua Zhupës: Kush je ti që më thua të iki. Ti mbylle gojën.

Zhupa: E kuptoni si e këni bërë këtë vend, vjen ky këtu dhe na kërcënon.

Vokshi: Grada Policia urgjent të kthejë Ilir Beqajn në qelinë e burgut tani. Dhe guxon të hyjë në atë mënyrë në sallë, urgjent tani, ta fusin në furgon dhe ta kthejnë.

Ina Vokshi: Vjen këtu dhe kërcënon deputetët. Na kërcënon neve se çfarë do të themi

Albana Vokshi: Jo me vendim Komisioni, tani shkoni thuaji. E kam liruar që në orën 12 dhe e kemi mbajtur peng aty. Guxon ai dhe vjen e kërcënon, si nuk flisni asnjëri prej jush.

Edmond Spaho: Ndërprisni mbledhjen, policia ta marrë urgjent. Të kërkohet masë edhe avokatin, gangster, që hyri këtu si trim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese