Hapësire reklamuese

Politikë

Ikin si zv.ministra, Besart Kadia emërohet ambasador në Azerbajxhan, Malo në Kanada

Shkruar nga Newsbomb
Ikin si zv.ministra, Besart Kadia emërohet ambasador në Azerbajxhan,
Besart Kadia - Artemis Malo

Besart Kadia është emëruar ambasador në Azerbajxhan. Ditën e sotme presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin në detyrë të Kadias si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Azerbajxhan.

Kadia emërohet ambasador, duke zëvendësuar kështu Blerta Kadzadej, e cila më herët mbante postin si Ambasadore e Shqipërisë në Azerbajxhan, por që tashmë është ambasadore në Turqi.

Gjithashtu Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

Kujtojmë që Kadia dhe Malo më herët kanë pasur post si zv.ministra në qeverinë e Ramës.

E plotë:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të zotit Besart Kadia, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, rezident.

Më parë, Kreu i Shtetit liroi znj. Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jo rezident.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot emërimin në detyrë të znj. Artemis Malo, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Kanada, rezident.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese