Hapësire reklamuese

Politikë

I vëllai u paraqit në SPAK, Rama sulmon Bardhin: Çingie, në fund do i gjesh vend gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër

Shkruar nga Newsbomb
I vëllai u paraqit në SPAK, Rama sulmon Bardhin: Çingie,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi vëllai i tij Olsi Rama, ditën e sotme u paraqit në SPAK, për akuzat ndaj tij për dosjen “Xibraka”.

Rama shkruan se Gazment Bardhi prej kohësh thotë se ka bërë kallëzim në SPAK për Olsi Ramën, por që në fakt një kallëzim i tillë nuk ekziston.

Rama e quan Bardhin “çingie”, teksa shkruan se demokrati dilte në çdo ekran për të treguar se kishte “zbuluar trafikantin në familjen e Ramës”.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se fatmirësisht SPAK ka hapur dosjen dhe se në fund do dalë e vërteta.

"Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija, ose përndryshe çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë", thotë Rama.

A ju kujtohet kur thoshte “kallzim more kallzim kam bërë” duke tundur ndenjësen mbi karrige?! Kishte zbuluar një narkotrafikant në familjen time, që e kishte kallzuar në SPAK dhe aq shumë e bëri ajrin vrimë me gisht sa e detyroi narkosin e kallzuar, t’i bënte kallzim për kallzim të rremë. Mirëpo ja që s’paska qenë kallzim i rremë sepse s’paska qenë fare hiç kallzim, po një tjetër kërcim i çingijes në prehërin e tutorit të ri lart në ballkon.

Orë të tëra në parlament, intervista të tëra nëpër kanale, tituj e fjali të tëra nëpër portale, pa asnjë turp e asnjë respekt për miletin që e kanë bërë si mish në pazarin e neveritshëm të kujeve e kuisjeve të tyre, dhe si përfundim një tallje e madhe për një kallzim që nuk ekziston! Fatmirësisht SPAK-u megjithatë e ka rihapur dosjen e tundur nga çingija si dajre mbi prehërin e tutorit dhe le të presim deri në fund nëse do të gjejë provat e pretenduara nga çingija, ose përndryshe çingija do të duhet t’i gjejë vendin gishtit të akuzës që e ka mbajtur aq shumë në ajër, për të argumentuar kallzimin e paqenë”, shkruan Rama ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese