Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

I solli qytetarët në Bulevard për të protestuar për humbjen e PD-së, Sali Berisha nuk duket gjëkundi, i “mbështet” nga Facebook

Shkruar nga Newsbomb
I solli qytetarët në Bulevard për të protestuar për
Pamje nga protesta-Sali Berisha

Një numër qytetarësh i janë përgjigjur pasditen e kësaj të premte ftesës së ish-kryeministrit Sali Berisha për tu mbledhur te Bulevardi i Ri për të protestuar lidhur me atë të cilën ata e quajtën “masakër zgjedhore”.

Ditë më parë, kyredemokrati tha që të gjithë shqiptarët t’i bashkohen për të ngritur zërin fort dhe për t’i treguar liderëve të europës atë çfarë vërtet ndodhi me zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri.

Por, ndonëse demokratët janë mbledhur sot pasdite, në orën dhe vendin që Berisha u tha, ky i fundit vetë nuk është i pranishëm, kjo për shkak të pjesëmarrjes së tij në Samitin e IDU në Bruksel.

Në një kohë kur qytetarët po protestojnë dhe po përpiqen t’i tregojnë liderëve europianë, të cilët ndodhen vetëm disa metra larg tyre në kuadër të Samit të gjashtë të Komitetit Politik Europian, Sali Berisha është duke i “mbështetur” përmes rrjeteve të tij sociale.

Ai ka futur në llogarinë e tij në “Facebook” në transmetim LIVE protestën e opozitarëve, ndërkohë që në Bulevard ka shkuar Flamur Noka, Klevis Balliu, Edi Paloka, Jozefina Topalli e disa figura të tjera të Partisë Demokratike.

I solli qytetarët në Bulevard për të protestuar për
Liven e Facebook e Sali Berishes

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese