
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Itali, ku do të zhvillojë një takim me emigrantët shqiptarë që jetojnë atje.
Rama shihet teksa zbret nga avioni i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, e cila e shoqëroi edhe në takimin që zhvilloi pak javë më parë në Greqi.
Rama më herët me anë të një postimi tha se këtë herë kanë zgjedhur një sallë më të madhe që të mund të jenë të pranishëm të gjithë shqiptarët dhe askush mos mbetet jashtë siç ndodhi në Greqi.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka nisur një tur nëpër Evropë për t’u takuar me emigrantët shqiptarë. Ky është takimi i dytë që kryeministri do të zhvillojë në Itali, pas ati të 12 majit në stadiumin “Galatsi” në Athinë.
Po ashtu kreu i qeverisë ka parashikuar po ashtu një takim me shqiptarët në Londër dhe me ata në Gjermani.