Hapësire reklamuese


Politikë

“I përfshirë në tendera e punësime elektorale”, Partia Demokratike denoncon në SPAK kryebashkiakun e Maliqit

Shkruar nga Newsbomb
“I përfshirë në tendera e punësime elektorale”,
Ivi Kaso

Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kallëzim kundër kryetarit të Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu.

Referuar reagimit të bërë nga anëtari i kësaj force politike, Ivi Kaso, kryebashkiaku Topçiu akuzohet nga PD për përfshirje në aktivitet që bien ndesh me kodin zgjedhor, penal dhe elektoral, kryesisht: asfalti elektoral, tendera elektoralë dhe punësimet elektorale.

Sipas Partisë Demokratike, këto vepra përbëjnë një shkelje të rëndë të ligjit me qëllim ndikim tek zgjedhësit dhe përfitimit të rezultateve elektorale në favor të Partisë Socialiste.

Partia Demorkatike denoncon në SPAK, Gëzim Topçiun, kryetarin e Bashkisë së Maliqit për aktivitete të jashtëligjshme siç janë: asfalti elektoral, tenderat elektoral, punësimet elektorale, të gjitha këto aktivitete të ndaluara me ligj me kod zgjedhor dhe penal pasi tentojnë të ndikojnë në rezultatin elektoral në favor të Partisë Socialiste.

Të gjithë ata kryetarë vendorë që mendojnë se mund ta ushtrojnë pushtetin e tyre për të garantuar rezultatin elektoral të Partisë Socilaite, hesapet i kanë bërë gabim, i kanë bërë pa qytetarët, i kanë bërë pa marr parasysh ligjin.

Partia Demokratike është në këmbë dhe po monitoron çdo sjellje të tyre të jashtëligjshme, të cilën do t’ia referojë organeve të drejtësisë si kundër po bën çdo ditë…” thuhet ndër të tjera në reagimin e Partisë Demokratike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese