Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Abuzimi me fondet e COVID-19, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun

Shkruar nga Newsbomb
Abuzimi me fondet e COVID-19, SPAK nis hetimet për Ogerta Manastirliun
Fotomotnazh: SPAK dhe Ogerta Manastirliu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur hetimet për ish-ministren e Shëndetësisë, aktualisht mban postin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliun.

Mësohet se ndaj ministres Manastirliu është regjistruar një procedim penal me nr 81 i vitit 2024 për veprën penale “shpërdorim detyre”. Ky procedim është regjistruar pas kallëzimit të bërë nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, lidhur me keqmenaxhimin dhe abuzimin e fondeve të COVID-19, kohë në të cilët Manastirliu drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Referuar kallëzimit të bërë nga Vokshi aso kohe, pretendohet se Manastirliu ka bërë tender sekret gjatë kohës që ishte Ministre e Shëndetësisë.

Në një deklaratë për mediat Vokshi publikoi edhe një dokument ku tha se është bërë një tjetër vjedhje me tender sekret. Sipas demokrates Respiratorët e oksigjenit u blenë me dyfishin e çmimit të tregut.

“Kompania fituese shkeli kontratën, solli 5 respiratorë në vend të 54, por qeveria nuk mori asnjë masë. Në 6 vjet e njëjta kompani ka marrë 11 milionë euro nga qeveria Rama”, u shreh Vokshi 4 vite më parë.

Ndërkohë, kujtojmë se më 19 shkurt të këtij viti Manastirliu u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në një deklaratë për mediat shkurtimisht ministrja tha se u pyet si person në dijeni lidhur me çështjen e sterilizimit, duke mos ndarë më shumë detaje.

"Isha në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e sterilizimit, për kohën kur kam drejtuar QSUT”, tha Manastirliu.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese