Hapësire reklamuese


Politikë

I larguar nga Shqipëria 50 vite më parë, shqiptari falenderon Ramën: Të zgjastë Zoti jetën ty që punon për atë shtet pa hile

Shkruar nga Newsbomb
I larguar nga Shqipëria 50 vite më parë, shqiptari falenderon
Shqiptari ne takim me Ramen

Kryeministri Edi Rama pas fjalimit të mbajtur ku dhe theksoi të gjitha arritjet e qeverisë së tij, është duke zhvilluar një bashkëbisedim me shqiptarët e mbledhur në New York.

Një prej shqiptarëve , i cili është larguar nga Shqipëria drejt tokës së premtuar, Amerikës, që kur ishte 4 vjeç, falenderoi kryeministrin Rama që punon për vendin e tij dhe qytetarët.

Ndër të tjera, ai i paraqiti kryeministrit dhe një problem sa i përket pronave. Ai i shprehur Ramës dëshirën e tij për të investuar në vendin e tij, mirëpo problem mbetet pronësia.

“Mire se të ka pru zoti në t okën e premtuar të Amerikës. Ta zgjatë Zoti jetën ty dhe çdo njeri që vepron dhe punon për atë shtet pa asnjë hile. Dy kërkesa kam. Gjelosh Vukaj nga Vermoshi jam. Një është pronësimi i tokave. Kur ti marrim atë pronësi tokave, mund të na japësh ndonjë datë që ato pronësi ti marrëm. Kam ardhur këtu 4 vjeç, 50-ca vjet këtu. Pronësitë i kemi shumë kryesore, sepse kemi qejf të investojmë por trembemi që nuk kemi pronat. Një ndihmë ta lypim ty si kryeministër”, tha Gjelosh Vukaj.

Ndërkohë, kryeministri Rama iu përgjigj duke i thënë se cilido emigrant që dëshiron të investojë në vendin e tij, atëhere mjafton të paraqesë interesin pasi qeveria ka lehtësuar procedurat për ata që dëshirojnë të investojnë në atdheun e tyre.

“Cilido ka një tokë dhe do të investojë mjafton të paraqesë interesin për investim dhe duke paraqitur interesin për investim me paketën e re të maleve menjëherë shteti vihet në lëvizje për t’ia krijuar mundësinë dhe duke filluar realizimin e investimit të marrë dhe tokën. I kemi lehtësuar procedurat për të gjithë emigrantët që duan të investojnë në fshat”, iu përgjigj Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese