Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“I kemi rënë në qafë kot Lindita Nikollës”, Jorida Tabaku kritikon Spiropalin, kryetarja e Kuvendit “s’ia përton”: Do ishte e udhës t’i thoje ato që thua privatisht

Shkruar nga Newsbomb
“I kemi rënë në qafë kot Lindita Nikollës”,
Tabaku-Nikolla-Spiropali

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga vendi i saj në Kuvend i është drejtuar kryetares, Elisa Spiropalit që të ndryshojë rregulloren dhe të realizojnë me urgjencë 4 vendimet që parashikohen edhe në Progres-Raportin e Bashkimit Europian.

Gjatë fjalës së saj, me ironi Tabaku i kërkoi “falje”  Lindita Nikollës që i kanë “rënë në qafë”, pasi me ardhjen e Elisa Spiropalit drejtimi i Kuvendit po shkon “keq e më keq”.

 “Ndryshoni rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme. Këtë mund ta bëni tek PS, si të doni. Ndryshoni rregulloren, ligjin për komisionet hetimore në mënyrë të njëanshme. Nëse hapësira jonë në Parlament ngushtohet, ne nuk kemi mundësi tjetër. I paskemi rënë në qafë Lindita Nikollës. Të paskemi rënë më qafë o zonja Nikolla, drejtim më të keq se tani Parlamenti nuk ka pasur ndonjëherë!”, tha Tabaku.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i kreytares së Kuvendit e cila iu drejtua Tabakut duke i thënë se do të ishte mirë nëse ato që ia thotë personalisht t’ i thotë dhe në sallë, pasi me këtë deklaratë të fundit deputetja demokrate bie në kontradiktë me ato çfarë ia ka thënë më herët.

 “Zonja Tabaku, vetëm ju nuk mund të ankoheni për ngushtim të hapësirave sepse keni çdo hapësirë në dorë. Do ishte e udhës që ato që thoni privatisht, t’i thoni edhe publikisht”, tha Spiropali.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese