Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“I ka ndërtuar vilën Ajola Xoxës”, Flamur Noka nxorri dokumentet, Agron Shehaj i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së

Shkruar nga Newsbomb
“I ka ndërtuar vilën Ajola Xoxës”, Flamur Noka nxorri
Flamur Noka dhe Agron Shehaj/ Fotomontazh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka vazhduar me kritikat ndaj partisë "Mundësia", të drejtuar nga deputeti demokrat Agron Shehaj, duke e cilësuar atë një "krijesë të regjimit" dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për mbështetje ndaj saj. Ai ka prezantuar një dokument që, sipas tij, provon lidhjet e kompanisë "Prime Capital" të Shehajt me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt.

Në përgjigje të këtyre akuzave, Agron Shehaj ka reaguar sot duke hedhur poshtë pretendimet e Nokes. Shehaj ka mohuar çdo lidhje të dyshimtë dhe ka theksuar se dokumenti i paraqitur nuk ka asnjë bazë ligjore, duke e quajtur këtë një përpjekje të dështuar për ta diskredituar atë dhe kompaninë e tij.

I ftuar sot në televizionin “News 24”, kryetari i Partisë “Mundësia” i është përgjigjur shkurtimisht Nokës duke e cilësuar gjithçka si shpifje.

Kujtojmë që sekretari i përgjithshëm i PD-së deklaroi dje: “Nuk mund të pretendojmë se çdo partiçkë që shpik regjimi është pjesë e opozitës. Rama, duke parë se Berisha është i fuqishëm dhe po ngrihet, ka gjetur një rrugë për të krijuar këto partiçka. Avash-avash, të gjitha do të dalin në shesh. Betejën tonë e kemi me Ramën.

Kjo kontratë, e vitit 2010, është mes shoqërisë ‘Prime Capital’ të Agron Shehajt dhe Ajola Xoxës për ndërtimin e vilës së saj. Le të dalë Shehaj dhe ta kundërshtojë këtë. Kjo është prova që partia e tij është një partiçkë e regjimit”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed