Hapësire reklamuese

Politikë

Sulmi i Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, Lulzim Basha i habitur: Nuk e kisha parë, ku e çon mushka?

Shkruar nga Newsbomb
Sulmi i Ilir Metës ndaj Altin Dumanit, Lulzim Basha i habitur: Nuk e kisha
Lulzim Basha/ Foto ilustruese

Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e Ilir Metës kundër SPAK, duke i cilësuar si alogjike. Kryetari i PD-së është i ftuar në emisionin "Open" të Eni Vasilit, ku u ndal gjatë te ato që kishte thënë kreu i Partisë së Lirisë.

"Ku të çon mushka", tha Basha teksa tregoi se nuk e kishte parë atë që kishte thënë ai, por vetëm i kishte lexuar. Në fjalën e tij, Basha tha:

“Nuk i kisha parë reagimet e Metës ndaj Dumanit. I kisha lexuar por nuk i kisha parë. Nuk mund të bëhet fjalë për akuza sesa për një shpërthim. Besoj që gjëja e parë që të vjen në mendje kur i shikon këto, është që kjo nuk është një sjellje normale. Të dalësh aty të shash, se këto janë sharje. Njeriu i civilizuar edhe kur ka kundërshtimin më ekstrem ndaj diçkaje apo ndaj dikujt di të rreshtojë argumentet.

Sigurisht nuk është i pari që demonstron këto sjellje. Sigurisht as zoti Berisha nuk është i dyti, në veçanti që pavarësisht se përpiqen ta fshehin por nuk e fshehin dot, në panik janë ata që duhet të jenë në panik dhe është një lajm i mirë për shqiptarët, është Edi Rama, Erion Veliaj. Ish-dyshi i Ramës është në kërkim, nja dy-tre të tjerë janë në hetim dhe në burg. SPAK ka trazuar ujërat e kastës 34-vjeçare të politikës shqiptare. PD, i vetmi ligj që votoi ishte për SPAK. Ka qenë partia e Ilir Metës që i ka votuar pesë ligje të tjera për të cilat ishim skeptikë.

Unë kam qenë i vetëdijshëm për atë që po votonim. Një ndryshim në kulturën institiucionale. Kur ke një strukturë që po godet korrupsionin, i cili është një problem që është kthyer në gangrenë, ti godet të vetmin institucion të cilit ja kemi dhënë vetë kompetencat, ku të çon mushka? Nëse pas kësaj ka interesa personale, nëse flet si i pandehur kjo është diçka tjetër dhe është sulm personal”, u shpreh Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese