Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, reagon Meta: Akt kriminal dhe i qëllimshëm

Shkruar nga Newsbomb
Dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, reagon Meta: Akt kriminal dhe i
FotoMontazh/ Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe avokati, Sokol Mëngjesi

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas dhunimit të avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Në një konferencë për media, të dhënë ditën e sotme, Meta tha se dhunimi i avokatit Sokol Mëngjesi, është një akt kriminal dhe i qëllimshëm.

Gjithashtu, Meta tha se sulmi ndaj avokatit nuk është aspak i justifikueshëm, teksa shtoi se përgjegjësia është mbi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, pasi u ka dhënë hapësirë kokave të krimit që të bëjnë ligjin dhe të shantazhojnë përfaqësuesit e tij.

Një akt kriminal, akt i qëllimshëm. Nuk ka asnjë justifikim, dihet nga vjen trimërimi i këtyre horrave, nga fakti që shteti është kapur nga një kryehorr”,- tha Meta në konferencën e sotme.

Kujtojmë se avokati Sokol Mëngjesi u sulmua fizikisht nga 4 persona në ish-Bllok disa ditë më parë, pak minuta pasi kishte lënë në kopësht djalin e tij të mitur. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e avokatit paraqitet e rënduar dhe ai ndodhet momentalisht në intubim, ndërsa bëhet me dije se këto orë janë vendimtare për jetën e tij.

Gjithashtu, njëri nga autorët u vetëdorëzua në polici, ndërsa po punohet për kapjen e 3 personave të tjerë të përfshirë në aktin kriminal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese