
Kryetari i “Nismës Thurje”, Endrit Shabani ka reaguar pas përplasjes së dy kolegëve të tij politkë, Adriatik Lapaj dhe Arlind Qori përpara Ministrisë së Brendshme teksa përfaqësues të këtij të fundit nuk e lejuan Lapajn të mbante fjalën e tij.
Shabani thotë se veprime të tilla nga ana e Qorit, nuk janë në shërbim të kazuave të përbashkëta apo të problemit që duhet zgjidhur, por janë veprime që zhvillohen për përfitime personale e politike.
Kreu i “Nismës Thurje” e quan skandaloze privatizimin e kauzave, në këtë rast nga ana e Arlind Qorit, ndërsa tregon se po inicion një model të vjetër politik dhe kjo nuk është e ardhmja për Shqipërinë.
“Sapo ndodhi një ngjarje shumë e shëmtuar ku Adriatik Lapaj u dhunua nga drejtuesit e “Lëvizjës Bashkë” duke filluar që nga Arlind Qori, të cilët përveçse e larguan me dhunë nga protesta, lajmëruan policinë që ta merrnin zvarrë.
Kjo është e papranueshme, e para sepse ky mentaliteti që të djegim Shqipërinë për karrierën e një njeriu, është mentalitet i politikës së vjetër.
E dyta ideja se ka pronarë kauzash, do të thotë se këta nuk dua ta zgjidhin problemin.
Azbi Spahiu është në spital nqoftë se ne bëhemi të gjithë bashkë rrisin presionin për të kuptuar të vërtetën, për tu siguruar që nuk do të ndodhë sërish.
Por nëse luftojnë nje njëri-tjetrin për të zënë kauzën , këta do të fitojnë pikë politike, Arlind Qori do bëhet deputet, por nuk është ky misioni i të rinjve, nuk është ky mentaliteti i ri i të bërit politikë.
Ky është mentaliteti i Berishës, i Metës, i Edi Ramës, i të gjithë atyre që e kanë sjellë Shqipërië këtu, që e kanë djegur Shqipërinë për karrierën e tyre. Tërhiquni nga ky mentalitet, tërhiquni nga ky model bolshevik, është model prej të cilit Shqipëria ka vuajtur shumë dhe nuk është kjo e ardhmja.
Të ecim përpara duhet që të rinjtë të bëhen të gjithë bashkë dhe të vendosin zgjidhjen e problemeve përpara karrierës apo ambicieve personale të gjithë secilit,” është shprehur Endrit Shabani.